TAVE PESHKU ME QEPE

2011年2月16日 1:12

 

                                          

PERBERESIT per 2 persona

 

1 peshk mesatar

4 kokrra qep te thata

1 kokerr hudher e thate

3 gjethe dafine

   Piper

   Rigon

   Krip

3 luge gjelle me vaj

1 luge gjelle me salce domatesh

2 gota uje

 

                                                       PERGATITJA

Marrim peshkun e presim ne copa e kriposim e lyejme me vaj dhe e veme ne furre per tu pjekur pak.  Ne momentin qe ne na piqet mesatarisht peshku pergatisim gjellen.

Marrim nje tigan te thelle dhe skuqim hudhrat ne zjarre te avashem.

Ne momentin qe hudhrat kane nxjerre eren ne hedhim qepet e grira.

I kavardisim qepet me hudhrat deri sa te skuqen, dhe hedhim miellin. Mbase skuqjes  ne hedhim salcen duke  e perzier. Hedhim ujin e ngrohet duke e trazuar qe mos te na behet me kokrra mielli dhe  e leme deri sa te behet nje mase e trashe si pelte.

E marrim dhe e hedhim mbi taven e peshkut, e fusim ne furre ne temperturen 200 grade per 30 minuta.Ne momentin qe eshte bere e nxjerrim nga furra dhee servirim.

 

JU BEFTE MIRE

 

Ju mund edhe te hidhni uje me shume qe ta beni pak me leng, po kjo varet nga ju.

Ne qoftese e doni me te lengeshme atehere i hidhni 4 gota me uje dhe e lini ne ata

temperature dhe me kohen 40 minuta.

 

 

MOMENTI KUR E NXJERRIM NGA FURRAMOMENTI KUR E NXJERRIM NGA FURRA

ESHTE GATI PER TU SERVIRURESHTE GATI PER TU SERVIRUR

PJEKIM MESATARISHT PESHKUNPJEKIM MESATARISHT PESHKUN

SKUQIM QEPEN DHE HUDHRATSKUQIM QEPEN DHE HUDHRAT

SKUQIM MIELLINSKUQIM MIELLIN

SKUQIM SALCENSKUQIM SALCEN

HEDHIM RIGONINHEDHIM RIGONIN

 

HEDHIM UJINHEDHIM UJIN

E HEDHIM NE TAVE PER TU PJEKURE HEDHIM NE TAVE PER TU PJEKUR